Servis CNC · Mirëmbajtje industriale · Kosovë

E rregullojmë shkakun, jo simptomën.

Anttara ofron diagnostikim profesional, servis industrial dhe zgjidhje të besueshme për makineri dhe sisteme CNC.

Çdo industri ka nevoja të ndryshme.

Anttara është kompani për servis industrial dhe prodhim në Kosovë. Diagnostikojmë dhe riparojmë makina CNC, sisteme pneumatike dhe linja prodhimi, i mbajmë makineritë në gjendje të mirë me mirëmbajtje të planifikuar, dhe projektojmë e prodhojmë pjesët që nevojiten për këtë.

Më shumë për Anttara →

Preciziteti që mban industrinë në lëvizje.

Çdo industri ka nevoja të ndryshme.

Anttara zhvillon dhe prodhon pjesë të personalizuara dhe zgjidhje sipas kërkesës për makineri, procese dhe aplikime industriale. Nga ideja deri te produkti final, fokusohemi në funksionalitet, cilësi dhe besueshmëri.

Si zhvillohet një punë

  1. Diagnostikim

    E kontrollojmë makinën në vend, lexojmë gabimet dhe gjejmë se çka e shkakton në të vërtetë ndalimin.

  2. Riparim

    E riparojmë ose e zëvendësojmë pjesën me defekt, dhe e prodhojmë vetë kur nuk ka pjesë rezervë.

  3. Mirëmbajtje

    Mirëmbajtje e planifikuar që i njëjti defekt të mos përsëritet dhe linja të ruajë ritmin.

Pyetje që na bëhen

Çka bën Anttara?

Anttara bën servis dhe riparim të makinave CNC, sistemeve pneumatike dhe linjave të prodhimit, mirëmbajtje mekanike, dhe projekton e prodhon pjesë sipas kërkesës, përfshirë dizajn industrial 3D.

Ku punon Anttara?

Anttara është me bazë në Kosovë dhe punon në vend, në fabrikën ose punëtorinë e klientit.

A mund të prodhoni një pjesë që nuk shitet më?

Po. Nga një vizatim, një mostër ose origjinali i konsumuar, e modelojmë pjesën në 3D, e prodhojmë dhe kontrollojmë përshtatjen.

Si të kërkoj shërbim?

Telefononi në +383 45 837 769, shkruani në anttara.manufacturing@gmail.com ose përdorni formularin e kontaktit. Na tregoni makinën dhe çka ka ndodhur.

U ndal makina?

Na telefononi dhe na tregoni çka ndodhi. Fillojmë nga shkaku.