Çdo industri ka nevoja të ndryshme.

Anttara është kompani për servis industrial dhe prodhim në Kosovë. Diagnostikojmë dhe riparojmë makina CNC, sisteme pneumatike dhe linja prodhimi, i mbajmë makineritë në gjendje të mirë me mirëmbajtje të planifikuar, dhe projektojmë e prodhojmë pjesët që nevojiten për këtë.

Preciziteti që mban industrinë në lëvizje.

Anttara zhvillon dhe prodhon pjesë të personalizuara dhe zgjidhje sipas kërkesës për makineri, procese dhe aplikime industriale. Nga ideja deri te produkti final, fokusohemi në funksionalitet, cilësi dhe besueshmëri.

Për çka qëndrojmë

Funksionalitet
Një riparim përfundon kur makina punon, jo kur ndërrohet pjesa.
Cilësi
Matim, testojmë dhe kontrollojmë përshtatjen para se diçka të kthehet në prodhim.
Besueshmëri
Kërkojmë shkakun e vërtetë, që i njëjti defekt të mos kthehet javën tjetër.

Si zhvillohet një punë

  1. Diagnostikim

    E kontrollojmë makinën në vend, lexojmë gabimet dhe gjejmë se çka e shkakton në të vërtetë ndalimin.

  2. Riparim

    E riparojmë ose e zëvendësojmë pjesën me defekt, dhe e prodhojmë vetë kur nuk ka pjesë rezervë.

  3. Mirëmbajtje

    Mirëmbajtje e planifikuar që i njëjti defekt të mos përsëritet dhe linja të ruajë ritmin.

U ndal makina?

Na telefononi dhe na tregoni çka ndodhi. Fillojmë nga shkaku.